Papa Françesku përshëndet turmën në Romë para largimit nga spitali

Papa Françesku ka përshëndetur një turmë të madhe pelegrinësh të mbledhur jashtë spitalit Gemelli në Romë, në daljen e tij të parë publike në më shumë se pesë javë, përpara se të largohej nga spitali të dielën.

Papa, i cili po shërohet nga pneumonia në të dy mushkëritë, e bëri përshëndetjen dhe bekimin e shkurtër nga ballkoni i dhomës së tij të spitalit, pak pas publikimit të tekstit për Engjëllin e tij të së dielës, raporton The Guardian.

“Faleminderit të gjithëve”, i ka thënë turmës Francis, 88 vjeç. Më pas ai mori rrugën për në shtëpi në Casa Santa Marta në qytetin e Vatikanit, ku do të shërohet për të paktën dy muaj.

“Papa ynë po kthehet”, ka thënë një nga pelegrinët për Rai neës.

“Shëndeti i Françeskut, i cili u shtrua në spital më 14 shkurt dhe më pas u diagnostikua me një infeksion të traktit respirator dhe pneumoni të dyfishtë, po përmirësohet vazhdimisht”, u ka thënë gazetarëve të shtunën Sergio Alfieri, një kirurg i përgjithshëm në spitalin Gemelli. Megjithatë, sipas tij, do të duhet  ende “shumë kohë” që trupi i tij të shërohet plotësisht.

Françesku ka pësuar dy kriza kritike të frymëmarrjes në spital përpara se mjekët e tij të deklaronin më 10 mars se ai nuk ishte më në rrezik për jetën.

Pavarësisht nga sfidat e tij shëndetësore, disa ditë Françesku ka vazhduar të drejtonte Vatikanin nga dhoma e tij e spitalit, duke përfshirë miratimin e individëve për shenjtërim dhe duke i shkruar një letër redaktorit të gazetës Corriere della Sera duke përsëritur thirrjen e tij për paqe dhe çarmatim.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika