AKB: Vendimi i Qeverisë për derivate të naftës antikushtetues

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për caktimin e çmimit maksimal të derivateve, sipas tyre ky vendim është antikushtetues sepse ndërhyn në tregun e lirë

ilustrim

Aleanca Kosovare e Bizneseve, e ka cilësuar antikushtetues vendimin për caktimin e një çmimi maksimal për derivatet, nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Në reagimin e tyre, thuhet se vendimi i qeverisë, është ndërhyrje në ekonominë e tregut të lirë dhe konkurencës, dhe si e tillë sipas tyre, përbën shkelje të së drejtës kushtetuese.

“AKB në këtë rast vlerëson se kjo ndërhyrje e padrejtë e Qeveris së Kosovës në ekonomin e tregut ku shteti ndërhynë në konkurrencën të lirë është shkelje flagrante e të drejtës kushtetuese të nenit 10 dhe 11 të kushtetutës sepse sa i përket momentit të ndërhyrjes në çmime, neni 11 ka vetëm 3 raste, ndërsa në nenin 15 është tejkaluar kompetenca e nenit 11, duke shtuar disa rate të ndërhyrjes në çmime”, thuhet në njoftim.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka thënë se do të kërkojë pezullim të këtij vendimi, e më pas të vazhdohet me procedura edhe për anulimin e tij të plotë.

Logo e Aleancës Kosovare të Bizneseve

“AKB i kërkon Qeverisë rishikimin e këtij Udhëzimi Administrativ dhe të marrë një vendim tjetër të heqjes së akcizës në derivate dhe të përcaktojë limitin e marzhës në bashkëpunim me komunitetin e bizneset”, thuhet në reagimin e tyre.

AKB u ka bërë thirrje bizneseve, që vendimin të cilin ata e konsiderojnë jokushtetues të mos e respektojnë, por ta adresojnë në gjykatë.

“Gjithashtu i njofton Bizneset që secili vendim me shkelje kushtetuese, ligjore dhe procedurale nuk i obligon ta respektojnë, por mund ta adresojnë në Gjykatë për interpretim. Gjithashtu, i bëjmë thirrje MINT dhe Qeverisë të mos i penalizojë Bizneset, deri në sqarimin përfundimtar nga Gjykata”, thuhet tutje në reagim.

Ndryshe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i ka publikuar çmimet maksimale të derivateve gjatë 24 orëve të ditës së hënë, ku është bërë e ditur se:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 85 eurocentë për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 74 eurocentë për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 78 eurocentë për litër.

Sipas vendimit, Ministria e Tregtisë, çdo ditë do të caktojë çmimet tavan apo çmimet maksimale për shitjen e derivateve, varësisht edhe nga çmimi botëror i tyre.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika