BE-ja do ndërtojë disa megafabrika të inteligjencës artificiale

Bashkimi Evropian(BE) ka njoftuar se tre deri në pesë megafabrika të reja të pajisura me superkompjuterë të mëdhenj do të hapen në Evropë si pjesë e një plani prej 20 miliardë eurosh për të zhvilluar një gjeneratë të re të modeleve të inteligjencës artificiale (AI), duke hapur derën për ndryshime në ligjin e tij që rregullon teknologjinë, raporton The Guardian.

Duke shpallur strategjinë për kthimin e Evropës në një “kontinent të inteligjencës artificiale”, nënkryetarja e Komisionit Evropian, Hena Virkunen, ka thënë se qëllimi i planit është ta bëjë Evropën më konkurruese, më të sigurt dhe teknologjikisht sovrane.

BE-ja ka filluar tashmë zbatimin e një plani për të ndërtuar 13 fabrika të inteligjencës artificiale – lokacione me superkompjuterë dhe qendra të dhënash ku studiuesit zhvillojnë dhe testojnë modele të inteligjencës artificiale.

Megafabrikat e reja të inteligjencës artificiale, që do të ndërtohen si pjesë e planit 20 miliardë euro, do të ishin shumë më të mëdha, duke synuar ato që Komisioni Evropian i ka etiketuar si risi të rëndësishme në shëndetësi, bioteknologji, industri, robotikë dhe përparime shkencore.

Ndërsa fabrikat me performancë të lartë të AI kanë superkompjuterë të pajisur me deri në 25,000 procesorë të avancuar të AI-së, një megafabrikë do të kalonte 100,000 procesorë të AI-së, sipas dokumentit të strategjisë.

Ky investim i BE-së sipas mediumit britanik po shihet si një garë për të arritur SHBA-në dhe Kinën.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika