VV-ja kishte shumicën, por vendosi të mos e hedhë në votim raportin për mandate

Vazhdimi i seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u ndërpre sërish nga kryesuesi Avni Dehari, i cili njoftoi se ajo do të vazhdojë më 19 prill në orën 12:00.

Ai theksoi se mungesa e konsensusit mes partive politike gjatë konsultimeve ishte arsyeja për shtyrjen.

Por faktet flasin ndryshe, në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, ndërsa për kalimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve nevojiteshin vetëm 51 vota – pra shumicë e thjeshtë.

Në momentin kur Dehari vendosi të ndërpresë seancën, në sallë ishin 52 deputetë që e përkrahnin raportin – mjaftueshëm për ta kaluar atë.

Pavarësisht kësaj, raporti nuk u hodh fare në votim, ndërkohë që asnjë arsye konkrete procedurale nuk u dha për ndërprerjen e seancës.

Edhe deputetë e LDK-së dhe PDK-së janë duke shpërndarë një skenar, që sipas tyre është dashur të ndiqej sot në vazhdimin e seancës konstituive, që sërish u ndërpre.

Në letrën që duhej lexuar nga Dehari, një pikë e rendit të ditës thuhet se ishte hedhja në rivotim e raportit të Komisionit për mandate, dhe se kjo sipas tyre, dëshmon se LVV-ja po synon bllokadën e konstituimit të Kuvendit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika