Ilir Kërçeli, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk do të ndryshojë propozimi i LVV-së që Albulena Haxhiu të marrë postin e kryeparlamentares së legjislaturës së nëntë, edhe pasi ky propozim dështoi dy herë të marrë mbështetjen e nevojshme.
Në një deklaratë të dhënë për RTV Dukagjinin, ai tha se “ne e kemi vendosur emrin”
“AAK-ja s’është fituese që të përcaktojë kush të bëhet kryeparlamentar”, tha Kërçeli, pasi AAK-ja tha se do të votonte pro dy deputeteve të LVV-së, Shqipe Selimit dhe Saranda Bogujevcit, për postin e kryeparlamentares.
Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare, seanca ndërpritet
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish dështuan të zgjidhnin Albulena Haxhiun nga LVV-ja në postin e kryeparlamentares.
Në votimin e dytë, Haxhiu mori 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime.
Propozimi nuk kaloi dhe kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën për 48 orë, pra deri të hënën në orën 15:00.