Kuvendi dështoi dy herë në zgjedhjen e Haxhiut si kryeparlamentare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ia dhanë besimin Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje, që të bëhet kryetare e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Propozimi që Haxhiu të bëhej kryeparlamentare u hodh dy herë në votim, por në të dy rastet ajo mori vetëm 57 vota për – të pamjaftueshme që të marrë drejtimin e organit ligjvënës. Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu atë dhe tha se Kuvendi do të vazhdojë procesin e konstituimit të hënën, nga ora 15:00.

Megjithatë, për dallim nga dy seancat paraprake, më 19 prill deputetët miratuan një raport të ri të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Kjo më pas i hapi rrugën betimit të deputetëve të përbërjes së re plenare.

Këto dy pika s’kishin arritur të kaloheshin më herët pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës argumentuan që anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur të japin dorëheqje më herët, në mënyrë që të mund të betohen si deputetë të legjislaturës së re.

Por, në vazhdimin e seancës më 19 prill, këto parti thanë se janë evidentuar në Kuvend dorëheqjet individuale të anëtarëve të Qeverisë. Megjithatë, ky pretendim i tyre u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Albin Kurti kishte njoftuar Kuvendin më 15 prill se ai dhe anëtarët e Qeverisë ishin në dorëheqje që nga 23 marsi, kur kishte përfunduar mandati i plotë katërvjeçar i ekzekutivit.

Megjithatë, PDK, LDK dhe AAK kishin argumentuar se një person nuk mund të betohet si deputet dhe të vazhdojë punën në ekzekutiv.

Ende është e paqartë se nëse pas betimit si deputetë, Kurti dhe ministrat që janë zgjedhur deputetë, do të vazhdojnë punën në Qeveri.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive që ndërpritet, duhet të vazhdojë brenda 48 orësh.

Tani kanë mbetur edhe dy hapa që Kuvendi të konsiderohet i konstituar: zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Pas konstituimit të Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme. LVV-ja, që paraprakisht kishte shprehur dëshirën që të formonte një ekzekutiv vetëm me partitë joserbe, së voni ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se i duhet bashkëpunimi edhe me një nga partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.

Më 17 prill, deputeti i zgjedhur nga LVV-ja, Haxhi Avdyli, tha se kjo parti ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, megjithëse jo të shkruar, për ta formuar Qeverinë e re të vendit.

Nisma, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera. Kjo parti ka fituar tri ulëse në përbërjen e re parlamentare.

Partitë e tjera shqiptare, që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë se nuk preferojnë një bashkëpunim me LVV-në.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika