Avokati, Arbër Jashari ka deklaruar se megjithëse të shtunën u bë një hap përpara me verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve, Kuvendi ende nuk është konstituuar, dhe për këtë, sipas tij, përgjegjësinë kryesore e mban Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve.
Ai ka thënë në “Five” të Dukagjinit se sjellja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, tregon një qasje të rehatshme dhe ndjesi të rreme fuqie, që sipas tij nuk përputhet me realitetin politik aktual.
“ Vetvetiu jemi të çuditshëm dhe jemi të talentuar të krijojmë kriza edhe aty kur nuk është e nevojshme, për t1% sajuar konstrukte juridike kur çështjet janë të thjeshta dhe të qarta. Kemi pare ngecje, të sthunën u bë një hap me votimin e raportit të verifikimit dhe betimi I deputetëve. Nuk është bërë ende konstituimi I Kuvendit. Nuk do të duhej të ishte problem, sepse faji kryesor I ka LVV, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ajo e ka ditur rezultatin e zgjedhjeve dhe pas disa muajve nuk ka arritur të marrë besimin e sigurimin e votive të minoriteteve jopalkicë, e lëre mo aleat me partitë shqiptare. Nuk shkohet në Kuvend kur nuk e ki shumicën, nevojitet 61 vota. Nuk shkohet kur paraprakisht nuk ke bërë marrëveshje parazgjedhore”, deklaroi Jashari. Kemi sjellje kogja komode të kryeministrit Kurti. Për 2 arsyeje, akoma mendon se ka fuqinë që e ka pasur herën e kaluar”, shtoi ai.
Jashari tha se Kurtit aktualisht I nevojitet aleat politik për hapa tutje.
“Të qenurit I pari përveç se është privilegj, është edhe përgjegjësi. Kurtit I takon përgjegjësia se si të dal nga kriza. Jemi në stadin ku sdihet kush është pozita apo opozita.
Nimani: Kuvendi është kthyer në një teatër
Kurse Artan Nimani nga Forumi intelektual Evropa 2030 ka thënë se Kuvendi është kthyer në një teatër argëtues dhe zbavitës se sa për çka janë të thirrur dhe për çka e kanë marrë mandatin nga populli.
Skenat e ditëve të fundit në Kuvendi sipas Nimanit janë të panevojshme dhe nuk duhet të prodhohet “llafologjia” por të ecin tutje me konstituimin e Kuvendit.

Tutje ai ka thënë se me situatën e krijuar, Vetëvendosje duhet të jetë e hapur dhe të krijoj një qeveri të unitetit sepse në çfarëdo forme tjetër një qeveri e krijuar nuk do të ketë një jetëgjatësi më të madhe se sa 7-8 muaj.
“…i takon Vetëvendosjes që ti merr hapat konkret për shtensionimin e situatës dhe të gjitha pasojat dhe faturat i paguan populli por përgjegjësinë politike e mban Albin Kurti dhe Vetëvendosja”, ka thënë Nimani.
Ndryshe, sot ka dështuar për herë të katërt konstitituimi i Kuvendit të Kosovës. Me të nisur vazhdimi kryesuesi Avni Dehari e ka ftuar Vetëvendosjes që të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit.
Deputeti i Vetëvendosjes Gluk Konjufca, ka thënë se ata e kanë emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, dhe ka theksuar se meqë partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, duhet kohë shtesë për konsultime.
“VV, padyshim e ka emrin e njëjtë, Albulena Haxhiu si e propozuar. Ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje kishin paralajmëruar se do të kenë qëndrimin e njëjtë, mendoj se në këtë situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç se me një marrëveshje politike…Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet vetë Kuvendi. E njëjta logjikë është edhe për nënkryetarë… Atëherë ne zoti kryesues kërkojmë një kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë që e patëm tri herë radhazi në Kuvend”, ka theskuar Konjufca.
Pas kësaj Dehari ka thënë se seanca do të vazhdojë të mërkurën.