Zemaj: LDK-ja ka qëndrimin e njëjtë, nuk do ta votojnë Haxhiun si kryekuvendare

Para nisjes së seancës, Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu tha se në këtë seancë hyjnë me qëndrimin e njëjtë, pra nuk do të votojnë për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës [ LDK], Armend Zemaj tha se në këtë seancë hyjnë me qëndrimin e njëjtë, pra nuk do të votojnë për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare.

Para nisjes së seancës, Zemaj tha se LDK-ja nuk e ka mandatin për krijimin e institucioneve të reja dhe kjo detyrë bie mbi përgjegjësinë e LVV-së.

“Kemi një heshtje të [kryeministrit në detyrë, Albin] Kurti dhe si duket i konvenon kjo situatë”, tha Zemaj.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të fillojë në ora 10:00. Kjo është përpjekja e gjashtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Pas betimit të deputetëve, procesi ka stagnuar në zgjedhjen e kryeparlamentarit.

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk po merr votat e mjaftueshme për të udhëhequr me Kuvendin. Deri tani LVV ka siguruar 57 vota pro Haxhiut, vota këto të pamjaftueshme për ta siguruar këtë pozitë.

Derisa LVV nuk heq dorë nga kandidatura e Haxhiut për kryeparlamentare, nga partitë opozitare thonë se nuk do ta votojnë Haxhiun pasi nuk është person unifikues.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika