Gola pa fund në El Clasico – Barça e fundos Realin

Barcelona e ka mposhtur Real Madridin në derbin e kësaj jave të La Ligës me rezultat 4:3

Ka përfunduar ndeshja spektakolare mes Real Madridit dhe Barcelonës, ku janë shënuar plot shtatë gola, me rezultat 4:3 për katalanasit.

Real Madridi e nisi ndeshjen furishëm, duke kaluar në epërsi që në minutën e 5-të me golin e parë të Mbappe.

Francezi realizoi sërish në minutën e 14-të, duke dyfishuar rezultatin në favor të “Los Blancos”.

Por Barcelona reagoi menjëherë.

Vetëm pesë minuta më vonë, Garcia shënoi për 2-1 në minutën e 19-të, ndërsa brenda dy minutave katalanasit përmbysën gjithçka: fillimisht Yamal realizoi një supergol në minutën e 32-të, e më pas Raphinha në të 34-ën e kaloi Barçën në epërsi.

Raphinha shënoi sërish në minutën e 45-të, duke vulosur pjesën e parë me rezultatin 4-2 për Barcelonën.

Reali në pjesën e dytë dha golin e tretë, i cili u shënua nga Mbappe në minutën e 70-të, ku e kompletoi edhe hat-trickun.

Me këtë fitore, Barça gjendet në vendin e parë me 82 pikë, shtatë më shumë se Reali që gjendet i dyti me 75.

Reali tashmë me humbjen rrezikon të dalë nga gara për titullin kampion.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika