Shkodra Elektronike ka përfaqësuar Shqipërinë në një performancë speciale të Eurovisionit 2025 në Zvicër, duke ndezur atmosferën me këngën e tyre “Zjerm”.
Me ritmet elektronike dhe energjinë karakteristike, ata morën duartrokitje të zjarrta nga publiku, duke promovuar muzikën shqiptare në një skenë ndërkombëtare.
Pas tyre, do të ngjiten në skenë edhe tri shtete të tjera, përpara se të hapet zyrtarisht votimi për finalistët.
Shqipëria mban numrin 12 në listën e performuesve.