Gërxhaliu: Kosova është bërë shtet i varfër i njerëzve të pasur

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka theksuar se Kosova po shkon drejt një përplasjeje të thellë sociale dhe ekonomike për shkak të injorimit të realitetit të shumicës së qytetarëve.

“Ajo çka dua të ndaj është brenga që askush nuk po e kupton se Kosova është shndërruar në një shtet të varfër të njerëzve të pasur,” tha ai.

Sipas tij, autoritetet po e injorojnë në mënyrë sistematike situatën e rëndë në terren: “Askush nuk merret se sa është varfëria ekstreme në Kosovë, askush nuk merret se sa ka rënë investimi i huaj, askush nuk merret me shkallën reale të papunësisë.”

Gërxhaliu theksoi se të gjitha këto paralajmërime janë bërë me kohë, por janë injoruar: “Gjithë këta prapametra i kemi paralajmëruar, mirëpo e tëra kjo ka hasur në vesh të shurdhër.”

Ai përmbylli me një paralajmërim të qartë: “Sot nuk duhet të na habisë fakti që jemi ku jemi, por inflacioni ka trend rritës dhe besoj që deri në vjeshtë do të ketë një rritje evidente.”

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika