Ministrja akuzohet për “nxitje të racizmit” pas thirrjeve për të dekurajuar shkuarjen e romëve në Belgjikë

N-VA's Anneleen Van Bossuyt pictured during a plenary session of the Chamber at the Federal Parliament in Brussels, Wednesday 22 December 2021. BELGA PHOTO JAMES ARTHUR GEKIERE

Udhëheqësit e komunitetit rom në Moldavi i thanë në Kishinau ministres belge të Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, se ajo “nxit racizmin” kur deklaron se qytetarë moldavianë të etnisë rome shkojnë në Belgjikë dhe kërkojnë azil vetëm për të përfituar para dhe ndihma të tjera.

Van Bossuyt u takua me anëtarë të komunitetit rom më 13 maj, në një mbledhje të organizuar nga Agjencia për Marrëdhënie Ndëretnike, pas një deklarate të saj në internet – bërë para se të nisej për vizitë në Moldavi – ku shkruante se “turizmi i azilit duhet të marrë fund”.

Si përgjigje, sekretari i Koalicionit “Zëri i Romëve”, Marin Alla, shpjegoi gjatë takimit me Van Bossuyt se shumica e romëve në Moldavi nuk kanë mundësi për të gjetur punë të paguara mirë në vendin e tyre, dhe se të ardhurat e pamjaftueshme i detyrojnë të emigrojnë.

Ai vlerësoi se në të ardhmen e afërt, numri i romëve që largohen drejt vendeve evropiane mund të rritet edhe më shumë, për shkak të kthimit në Moldavi të atyre që kishin shkuar më parë në Rusi.

“Shumë po kthehen në vend, nxjerrin dokumentet dhe më pas largohen sërish. Me anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian, ata do të mund të emigrojnë më lehtë”, tha Alla gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe Shërbimi moldavian i Radios Evropa e Lirë.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësuesve Komunitarë, Valeriu Caldararu, tha në të njëjtën mbledhje se shumica e romëve, shumë prej tyre nga zona rurale, jetojnë në kufi të varfërisë dhe se politikat publike nuk janë të mjaftueshme për të përmirësuar kushtet e jetesës së tyre.

Raste të tilla kur një zyrtar perëndimor i këtij niveli identifikon publikisht një komunitet të caktuar etnik për ta kritikuar janë të rralla, ndaj ajo u përball në Kishinau me reagim nga liderët romë dhe shoqëria civile moldaviane.

Në një deklaratë, Platforma e Grave Rome “Romni” nga Moldavia u shpreh se deklaratat e ministres belge “stigmatizojnë komunitetin rom, nxisin racizëm dhe normalizojnë gjuhën e urrejtjes”.

“Politikat e migracionit, sado të ashpra të jenë, nuk mund të justifikojnë diskriminimin etnik dhe nuk mund të shkelin parimet themelore të të drejtave të njeriut”, thuhej në letrën e hapur që ishte nënshkruar nga pothuajse 20 organizata joqeveritare dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Autorët e saj theksonin se, duke marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat jetojnë shumë familje rome në Moldavi, migrimi dhe kërkesat për azil “nuk janë zgjedhje komode, por zgjidhje të dëshpëruara në kërkim të një jete të denjë dhe të sigurt”.

Në një intervistë dhënë mediave moldaviane më 12 maj, Van Bossuyt sqaroi se në pesë vjetët e fundit, rreth 1.000 persona të etnisë rome – kryesisht nga veriu i Moldavisë – aplikojnë çdo vit për azil në Belgjikë.

Ministrja shtoi se shumica e kërkesave bëhen gjatë dimrit, gjë që sipas saj tregon se njerëzit duan të përfitojnë edhe nga kushtet e akomodimit në qendrat e azilit në Belgjikë.

Qëllimi i takimit të saj me përfaqësuesit e komunitetit rom ishte të qetësohej debati, por edhe të përcillej një mesazh i prerë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika