Një i vdekur dhe mbi 50 aksidente në rrugët e Kosovës –Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke evidentuar një situatë të rënduar në trafikun rrugor.

Gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident me fatalitet, ndërsa 24 persona janë lënduar në aksidente të tjera. Po ashtu, janë regjistruar 32 aksidente me dëme materiale, duke e çuar numrin total të aksidenteve në 57 brenda një dite.

Në kuadër të kontrollit rrugor, policia ka shqiptuar gjithsej 2,227 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion.

Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 21 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 kanë filluar vuajtjen e dënimit. Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve me pasoja fatale.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika