Sopjani: Gjykata Kushtetuese të tregoj guxim dhe kreativitet

Avokati Shkëlzen Sopjani ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik për konstituimin e Kuvendit nuk po shihet si e mundur përmes vullnetit politik të palëve, duke theksuar se të gjitha subjektet janë të barrikaduara në pozicionet e tyre.

“Përveç një doze më të madhe fleksibiliteti që po e tregon PDK, nuk shoh ndonjë vullnet serioz për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Pa këtë vullnet, procesi i ndërmjetësimit i iniciuar nga Presidentja është i destinuar të dështojë,” tha Sopjani në emisionin Five.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës e kufizon Presidenten vetëm në rolin e ndërmjetësueses, pa kompetencë për të ndërhyrë në mënyrë vendimmarrëse. Në rast të dështimit të ndërmjetësimit, ai theksoi se Presidentja ka mundësi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Në këtë rast, arbitri i vetëm kushtetues është Gjykata Kushtetuese. Por Kushtetuta nuk jep zgjidhje të drejtpërdrejtë për situata të tilla. Prandaj, Gjykata duhet të tregojë guxim dhe kreativitet për të mbushur këtë zbrazëti juridike që lidhet me konstituimin e Kuvendit,” tha Sopjani.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika