Trajtimi i dëshmitarëve dhe viktimave të krimit, i mangët në aspektin psikologjik

Trajtimi vetëm mjekësor i dëshmitarëve të krimit që potencialisht edhe lëndohen, po konsiderohet i pamjaftueshëm. Dëshmitarët, sipas ekspertëve zakonisht trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në dyshim. Një trajtim i tillë po kërkohet të jetë më i shpeshtë dhe në fazat fillestare kur ndodhin raste të tilla

Para një jave burri dyshohet se plagosi gruan e tij dhe më pas ia mori jetën vetës. 

Ndonëse nuk dihen shume detaje për rastin, sipas raportit të Policisë atë ditë, dëshmitarja e rastit ishte trajtuar për lëndimin  në dorë dhe ishte liruar nga hapësirat e QKUK-së. 

Por ajo nuk u trajtua psikologjikisht, ndonëse pa me sytë e saj veprimin e rëndë. 

Kështu ndodhë edhe rëndom. 

Kjo pasi që dëshmitarët trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në mëdyshje.  

Avokati Valdet Hoxha po thotë se nuk ka ndonjë protokoll apo rregullore se si duhet të trajtohen viktimat apo dëshmitaret e krimit. 

“Në rastet kur ka të dëmtuar apo viktima dhe trajtohen nga institucionet mjekësore, në rastet kur nuk është i nevojshëm hospitalizimi i tyre, ata lirohen në shtëpi. Natyrisht, nëse në praktikë ka raste kur përveç i lënduar mund të jetë edhe i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, nëse e lejojnë rrethanat mjekësore mund t’i caktohet edhe masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë”, deklaroi Avokati Valdet Hoxha.

Ndërsa, sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli po thotë se kjo situatë është shqetësuese dhe se sa më parë duhet të bëhet një rregullore për këso raste.  

“Personat të cilët e shohin një krim apo e përjetojnë një krim dhe nuk trajtohen më pas nga psikologë dhe persona përgjegjës do ta vuajnë pasojën e asaj ngjarjeje gjatë gjithë jetës. Kështu që gjithsesi që duhet të ngritet një rregullore edhe për këtë çështje”, tha sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli. 

I vetmi rast kur një strategji është krijuar nga shteti është ajo e Ministrisë së Drejtësisë që përfshin vetëm formën se si institucionet përgjegjëse duhet të trajtojnë viktimat e dhunës në familje dhe asaj seksuale.  

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika