Sindikata e KRM “Pastrimi” shpërthen ndaj Përparim Ramës: Nuk takoi përfaqësuesit legjitimë të punëtorëve

Tensionet mes Komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes Publike “Pastrimi” po thellohen. Pas reagimit të vetë ndërmarrjes, tashmë ka reaguar edhe Sindikata e Punëtorëve “Punëtori” e KRM “Pastrimi”, duke akuzuar kryetarin Përparim Rama për shmangie dhe manipulim të dialogut social.

Sindikata thekson se, ndonëse ka mandat të plotë ligjor për të përfaqësuar punëtorët dhe ishte organizatore e protestës së fundit, kryetari Rama ka refuzuar të takohet me ta. Në vend të kësaj, sipas sindikatës, ai ka zgjedhur të takohet me një sindikatë tjetër jolegjitime, duke tentuar të devijojë vëmendjen nga problemet reale.

Në një komunikatë të drejtpërdrejtë dhe të ashpër, sindikata ka renditur pesë çështje urgjente që i janë adresuar Komunës, por që mbetën pa zgjidhje:

  1. Moskompensimi për punën e kryer – Punëtorët kanë ofruar shërbime për mbi pesë muaj pa pagesë, ndërsa kompanitë private janë paguar për të njëjtat punë. Sindikata e konsideron këtë si diskriminim flagrant.
  2. Pasiguria dhe dinjiteti në punë – Paga të vonuara dhe shkarkime të padrejta kanë rrezikuar mirëqenien e punëtorëve dhe familjeve të tyre.
  3. Zbatimi i ligjit dhe transparenca – Kërkohet që Komuna të zbatojë vendimet e Kuvendit Komunal dhe të japë llogari për fondet publike të destinuara për shërbime që ende nuk janë kompensuar.
  4. Publikimi i kontratave dhe sqarimi i investimeve – Sindikata ka ngritur pyetje mbi mosnënshkrimin e kontratave të gatshme, si dhe për dy kamionët që po qëndrojnë në oborrin e Komunës, pa u vënë në funksion të ndërmarrjes.
  5. Ndërprerja e qëllimshme e mbështetjes – Akuzohen institucionet për mosfurnizim me naftë dhe për pengesa të qëllimshme që paralizojnë punën e ndërmarrjes.

Sindikata “Punëtori” përfundon reagimin me një thirrje publike drejtuar Komunës së Prishtinës: “Ndaleni shmangien e përgjegjësisë! Uluni përballë përfaqësuesve të ligjshëm të punëtorëve dhe siguroni paga, mjete pune dhe dinjitet në vendin e punës.”

Ky reagim shton më tej presionin publik mbi Komunën e Prishtinës dhe e thellon krizën institucionale që po ndikon drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve të pastrimit në kryeqytet.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika