Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriu e Presheva.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin panaire të artizanatit dhe kulinarisë, ku u promovuan produktet tradicionale dhe vlerat kulturore të zonës. Gjithashtu, operatorët turistikë prezantuan ofertat dhe paketat për pushuesit vendas dhe të huaj, duke synuar të rrisin atraktivitetin e Shëngjinit si një destinacion i rëndësishëm turistik në bregdetin shqiptar.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se përgjate këtyrë viteve Shëngjin, Talja dhe Lezha ka pësuar ndryshim rrënjësor. Ai ftoi të gjithë që të zgjedhin Lezhën për pushime.

Aktiviteti shënoi jo vetëm fillimin zyrtar të sezonit turistik në Shëngjin, por edhe një nismë të rëndësishme për promovimin e potencialit turistik dhe kulturor të gjithë qarkut të Lezhës, duke përcjellë një mesazh mikpritjeje dhe bashkëpunimi rajonal.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika