Halimi: “Transformim” – Një shfaqje baleti që trajton përditshmërinë tonë

Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike është shënuar në skenën e kryeqytetit me shfaqjen e baletit “Transformim”, koreografuar nga Driton Sh. Saqipi dhe organizuar nga shkolla artistike “Prenk Jakova”.

Nën përkujdesjen e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, kjo ngjarje solli për publikun një spektakël të rrallë, që përmes artit të baletit trajtoi në mënyrë të ndjerë dhe kreative përditshmërinë njerëzore. Performanca u karakterizua nga eleganca skenike, profesionalizmi i lartë i balerinëve dhe mesazhe të thella emocionale që preknin realitete të njohura për publikun.

“’Transformim’, me koreografi nga Driton Sh Saqipi dhe organizuar nga shkolla Prenk Jakova, ishte një përvojë artistike e paharrueshme. Ky spektakël unik bashkoi elegancën, pasionin dhe përkushtimin, duke sjellë në skenë një performancë magjepsëse,” ka thënë ndër të tjera Sibel Halimi, Drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës në një postim në Facebook.

Kjo shfaqje është dëshmi e përkushtimit të institucioneve komunale për të mbështetur dhe promovuar artin dhe kulturën në kryeqytet.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika