Kurti: Është evidente se janë rritur çmimet, por kjo s’po ndodh vetëm në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rritja e çmimeve është evidente, por jo vetëm në Kosovë. Sipas tij, çmimet janë rritur globalisht dhe qeveria po përpiqet të marrë masa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lufta në Ukrainë pas sulmit rus, ka shkaktuar uljen e furnizimit dhe ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve esenciale.

Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka theksuar se si qeveri po bën maksimumin që të sigurohen se po i marrin masat e nevojshme për t’ia arritur tri qëllimeve kryesore.

“Është evidente se kemi rritje të çmimeve në përgjithësi, e posaçërisht të atyre të konsumit. Lufta në Ukrainë pas sulmit rus ka shkaktuar uljen e furnizimit gjersa sanksionet ekonomike e ndalojnë Rusinë të shesë produkte të naftës në Evropë. Kjo ulje e ofertës, natyrshëm ka ndikuar në rritje të çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera esenciale”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Kosova nuk është e vetme në këtë situatë të rritjes së çmimeve, sepse siç thotë Kurti ato janë rritur globalisht.

Ai ka thënë se kryesisht “kemi të bëjmë me inflacion të importuar mbi të cilën si qeveri nuk është se kemi ndonjë mënyrë kontrolli apo ndikimi”.

Tri qëllimet kryesore të qeverisë së udhëhequr nga vetë Kurti janë, “të parandalojmë presionet infalcionare të brendshme për aq sa mundemi, të mbështesim ata që kanë më së shumti nevojë dhe e treta të marrim masa kundër tregtarëve spekulantë që tentojnë të shfrytëzojnë këtë krizë për të trashur fitimet e tyre”.

“Sa i përket të parës, fillimisht kishim krizën energjetike në kontinentin evropian që ngriti përtej çdo parashikimi çmimet e importit të energjisë elektrike. Çmimet e larta ende po vazhdojnë. Që të mos transferohet kjo barrë në fatura kemi vendosur që të subvencionojmë koston e importit dhe si rezultat nuk kemi pasur rritje të çmimit për asnjë familje që shpenzon më pak se 800 kW në muaj dhe për asnjë biznes”.

Pos kësaj, ai ka thënë se janë rritur subvencionet në bujqësi për 70 për qind dhe për herë të parë subvencionet prekin mbi 50 milionë euro.

“Sa i përket qëllimit të dytë për të mbështetur ata që kanë më së shumti nevojë gjatë vitit të kaluar patëm ndarë 35 milionë euro për të mbështetur pensionistët me nga 100 euro për muajin nëntor. Me buxhetin për vitin 2022 kemi ndarë 80 milionë euro për të rritur pensionet bazike, dhe ato për personat me aftësi të kufizuar 25 milionë euro, për nënat lehona 45 milionë euro”.

“Për qëllimin e tretë na është dashur të ballafaqohemi edhe me tregtarë spekulantë të cilët në kohë krizash si kjo mundohen të abuzojnë me çmimet”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika