Koki Surle dhe Linda Hakaj sjellin këngën “Gajdexhi”

Kënga e njohur shqiptare “Gajdexhi”, e njohur nga shumë prej interpretimit modern të Zanfina Ismailit në vitet 2000, është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore, këtë herë në një version të veçantë nga artisti kosovar që jeton në Zvicër, Koki Surle dhe Linda Hakaj.

Me një arranzhim të freskët dhe të fuqishëm, kënga vjen e rilindur përmes vokalit të mahnitshëm të Lindës, e cila i ka dhënë emocion dhe thellësi këtij interpretimi si dhe Kokit i cili gjithmonë bënë mrekulli me Surle.

Duhet theksuar se “Gajdexhi” është një këngë popullore tradicionale shqiptare, me rrënjë të thella në kulturën dhe folklorin e trojeve shqiptare.

Videoklipi i versionit të ri është realizuar në natyrën e mrekullueshme shqiptare, me Kalanë e Artanës që shfaqet madhështore në sfond, duke i dhënë projektit një ndjenjë autentike dhe simbolike.

Pamjet vizuale ndërthuren në mënyrë perfekte me emocionin që përcjell kënga, duke sjellë një përvojë artistike që ndërthur trashëgiminë me interpretimin bashkëkohor.

Ky projekt shërben si një nderim për muzikën popullore shqiptare, por edhe si një ftesë për ta ruajtur dhe ringjallur atë me krenari në kohët moderne.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika