Cilat janë të mirat e “Pilates”?

“Pilates” janë ushtrime të gërshetuara të mendjes dhe trupit, të cilat deri vonë nuk kanë qenë të njohura në vendin tonë. Për këto ushtrime ka folur në Radio Dukagjini innstruktori Erlet Muçolli

Donika Hyseni, Erlet Muçolli

Pilates është një lloj aktiviteti fizik, që ndihmon në përmirësimin e gjendjes së trupit dhe mendjes. Kështu deklaroi instruktori i çertifikuar i pilates, dhe fizioterapeuti Erlet Muçolli, në emisionin “Drive on D” me Donika Hysenin, në Radio Dukagjini.

Muçolli i cili merret me pilates që nga viti 2008, është çertifikuar si instruktor në Slloveni, Gjermani e Kroaci.

Ai ka bërë të ditur se me anë të ushtrimeve pilates, trupi ndjehet më rehat, teksa gjithashtu lirohet edhe hormoni i lumturisë, duke bërë që të jemi më mirë edhe mentalisht.

Instruktori theksoi se një kombinim i fitnesit klasik që të gjithë e njohim me pilates, bën që caqet e një personi të arrihen shumë më shpejt. Gjithashtu, ai shtoi se si çdo lloj ushtrimi, edhe pilates ndihmojnë në humbje të peshës, mirëpo gjithmonë kombinuar me kujdesin në ushqim.

Ushtrimet Pilates

Muçolli ka bërë edhe dallimin e pilates me jogën, duke shpjeguar se joga ka të bëjë më shumë me arritjen e një poze të caktuar, teksa pilates manifestohen me lëvizje më dinamike.

Sipas tij, ky aktivitet nuk është i shtrenjtë, përpos nëse bëhet me makineri. Megjithatë në studion e instruktorit nuk ka makineri të tilla, andaj edhe hargjimet janë më të vogla.  Shtoi se pilates ka ushtrime të cilat mund t’i përshtaten çdo moshe.

Muçolli deklaroi se pilates janë ushtrime të cilat mund të bëhen edhe vet në shtëpi pa ndihmën e instruktorit, mirëpo vetëm atëherë kur krijon një përvojë me instruktorin dhe dijeninë e duhur për këtë aktivitet, përndryshe pa informacionet e duhura mund të pasojë ndonjë lëndim.

Për fund, Muçolli ka bërë të ditur edhe faktin se organizon aktivitete në natyrë, në parkun e Gërmisë të cilat janë pa pagesë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika