Molliqaj, publikon numrin e telefonit të ministrit Murati, kërkon dorëheqjen e tij

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka publikuar numrin e telefonit të ministrit Hekuran Murati, duke u kërkuar qytetarëve që të dërgojnë mesazhe tek ai

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka publikuar numrin e telefonit personal të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Në postimin e tij, u kërkohet qytetarëve që të dërgojnë mesazhe te numri i ministrit.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e Muratit, për disa postime të vitit 2016 dhe 2018, ku ky i fundit kishte bërë shaka në llogari të veteranëve të luftës.

“Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së. Ministër Murati, dorëheqje!”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika