A do të marrë pjesë Putin në samitin e G20?

Rusia nuk ka vendosur ende nëse presidenti Vladimir Putin do të marrë pjesë në samitin e G20, i cili mbahet në nëntorit në Indonezi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Zëdhënsi i Kremlinit, Dimitry Peskov, në një telefonatë me gazetarët, tha se Rusia kishte një ftesë për të marrë pjesë dhe do të vendoste “në kohën e nevojshme”, nëse Putin do të shkojë personalsiht, njofton Independent.

Indonezia do të jetë vendi pritës i këtij samiti, që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Ndërsa, presidenti rus është i ftuar, pasi është është anëtar i Grupit të 20 ekonomive kryesore.

Në këtë samit, udhëheqësit perëndimorë do t’i peshojnë politikat e tyre sesi do t’i qasen Putinit, nëse Putin merr pjesë.

Kryeministri britanik, Broris Johnson, iu ka bërë thirrje liderëve perëndimorë të mos bojkotojnë samitin nëse presidenti rus vendos të marrë pjesë.

Ai shtoi se bojkotimi i samitit në shenjë proteste, do t’i jepte një “mundësi proagande” presidentit rus.

Kanadaja do të marrë pjesë në samitin e G20 në Bali në nëntor, edhe nëse merr pjesë presidenti rus, Vladimir Putin, tha të enjten kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Ndryshe nga Trudeau, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se ende nuk ka vendosur se a do të shkojë në samit, nëse merr pjesë edhe Putin.

“Në fund, ne do të duhet të marrim vendimin pak përpara nisjes, sepse rrjedha e botës mund të ndryshojë ende shumë deri atëherë”, tha Scholz.

Në një përpjekje për të nxitur kompromisin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, presidenti indonezian ftoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pavarësisht se Ukraina nuk është një vend i G20.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika