Japonia ekzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që vrau nëntë persona

Japonia ka ekzekutuar një burrë që vrau nëntë persona në vitin 2017, hera e parë që nga viti 2022 që vendi ka miratuar dënimin me vdekje.

Vrasjet serike nga Takahiro Shiraishi, i quajtur “vrasësi i Twitterit”, kishin tronditur vendin dhe kishin shkaktuar debat mbi mënyrën se si diskutohej vetëvrasja në internet, përcjell Telegrafi.

Shiraishi, atëherë 30 vjeç, i joshte viktimat e tij – shumica prej tyre gra të reja midis moshës 15 dhe 26 vjeç – në apartamentin e tij, përpara se t’i mbyste dhe t’i copëtonte.

Vrasjet dolën në dritë në tetor 2017, kur policia gjeti pjesë trupi në qytetin japonez të Zamës, pranë Tokios, kur po kërkonin njërën prej viktimave.

Shiraishi më vonë pranoi vrasjen e nëntë viktimave dhe zbuloi se u njoh me to në Twitter, platforma e mediave sociale e njohur tani si X.

Më pas ai u tha atyre se mund t’i ndihmonte të vdisnin, dhe në disa raste pretendoi se do të vriste veten së bashku me to.

Profili i tij në Twitter përmbante fjalët: “Dua të ndihmoj njerëzit që kanë vërtet dhimbje. Ju lutem më dërgoni mesazh direkt në çdo kohë”.

Nëntë trupa të copëtuar u gjetën në frigoriferë dhe kuti veglash kur oficerët vizituan apartamentin e tij, i cili u quajt nga mediat si një “shtëpi tmerresh”.

Ndërsa prokurorët kërkuan dënimin me vdekje për Shiraishin, avokatët e tij argumentuan për akuzën më të lehtë të “vrasjes me pëlqim”, duke pretenduar se viktimat e tij kishin dhënë lejen e tyre për t’u vrarë.

Ata gjithashtu kërkuan një vlerësim të gjendjes së tij mendore.

Shiraishi më vonë kundërshtoi versionin e ngjarjeve të ekipit të tij mbrojtës dhe tha se ai vrau pa pëlqimin e viktimave.

Qindra njerëz u paraqitën në seancën e vendimit të tij në dhjetor 2020, kur ai u dënua me vdekje.

Ministri japonez i drejtësisë, Keisuke Suzuki, i cili tha se urdhëroi ekzekutimin e Shiraishit, tha se vrasësi veproi “për arsye vërtet egoiste të përmbushjes së dëshirave të tij seksuale dhe financiare”.

Rasti “shkaktoi tronditje dhe ankth të madh në shoqëri”, tha Suzuki. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika