Berisha i ashpër me Kurtin: Po qet kushte, e po tregon kryeneçësi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Beke Berisha, ka kritikuar ashpër bllokimin institucional dhe qasjen e Qeverisë në raport me zhvillimet politike në vend, duke kërkuar veprim konkret dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Beke Berisha, ka kritikuar ashpër bllokimin institucional dhe qasjen e Qeverisë në raport me zhvillimet politike në vend, duke kërkuar veprim konkret dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se situata aktuale kërkon qasje të re dhe guxim për të tejkaluar krizën.Berisha akuzoi përfaqësues të mazhorancës për veprime jo transparente dhe mungesë vullneti për zgjidhje.

“Ndoshta duhet të dalim e të prishim disa rregulla dhe t’u dalim në ndihmë këtyre njerëzve. Nëse është rregull të mos flitet në seancë të Kuvendit, duhet ta thyejmë atë dhe të flasim para tyre, të ulemi në një tavolinë dhe të kuptohemi me sytë e popullit.
Po dalin, po gënjejnë dhe po zhvillojnë takime të fshehta. Nuk ka qëllim askush të dalë nga ngërçi. E më së shumti ata që e kanë përgjegjësinë, sidomos Albin Kurti, ende vendos kushte dhe tregon kryeneçësi”, deklaroi Berisha.

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen për ta vazhduar seancën e 38-të konstituive të legjislaturës së nëntë të dielën nga ora 11.

Vazhdimi i radhës vjen pas takimit të së shtunës të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshjeje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa akuzuan Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po keqinterpretojnë aktgjykimin e fundit të Kushtetueses mbi konstituimin e Kuvendit, duke këmbëngulur në formimin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se do të ketë shkelje kushtetuese nëse do të shkohet sërish me formatin e deritanishëm të seancës për propozimin dhe hedhjen në votim të komisionit për votim të fshehtë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika