Lladrovci: Keqbërësit po e kundërshtojnë qeverisjen e mirë në Drenas, a e din çka do të thotë 9 vjet me punu me duar të pastra

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se për 9 vjet ka qeverisur me duar të pastra teksa ka shtuar se për 9 vjet nuk ka asnjë aktakuzë për të, drejtor apo zyrtar në kete komunë.

Lladrovci tha se qeverisja e tij e mirë është e njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Tutje, thotë se keqbërësit po e kundërshtojnë këtë qeverisje të mirë – duke iu referur kandidaturave.

“Është shumë gjatë me fol për problemin me degën e Drenasit është problem i kamotshëm. Keqbërësit janë këta që dalin e kundërshtojnë qeverisin e më të mirë të pranune kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Mos me pas 9 vjet kryetari asnjë aktakuzë, aktakuzë ta ngrit Prokuroria me dy tri prova, asnjë drejtori i imi nuk ka pasur aktakuzë, as një zyrtar s’ka pas aktakuzë. A e dinë çka dmth 9 vjet me punu me duar të pastra”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci ka folur hapur për sfidat dhe përpjekjet gjatë karrierës së tij politike, duke theksuar se i është kërkuar të mos kandidojë për një mandat të tretë.

“Kur në vitin 2021 dha dorëheqje kryetari i PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, ne shkëmëngrëm në zgjedhje pa pasur kryetar të degës. E gjithë situata ishte e vështirë, sepse grupi i DD-së ishte kundër meje dhe më sulmonte me faqe të ndryshme online. Më akuzonin si bashkëpunëtor të Hagës, sikur unë e kisha çuar Presidentin Thaçi në Hagë,” tha Lladrovci.

Ai shtoi me vendosmëri: “në Drenas, të thuash se dikush është bashkëpunëtor i Hagës dhe i ka dërguar liderin në Hagë, është diçka që s’duhet të thuhet lehtë. Do të më rrehte kushdo që do të guxonte.”

Lladrovci kujtoi sfidat në zgjedhjet e atij viti “kemi shkuar në balotazh, erdhi kryetari i partisë dhe dëshironte të më emëronte ushtrues detyre në Drenas. Unë i thashë që nuk jam i interesuar pasi kam dëshirë për mandat të dytë dhe dua t’i jap shembull të mirë se si qeveriset me duar të pastra. Atëherë u zgjodh Labinot Halilaj, kryesues i asamblesë në Drenas.”

Ai tregoi edhe një ngjarje me sulme kibernetike ndaj faqes së tij “më kanë sulmuar në rrjetet sociale. Një person është marrë nga një kafene në Drenas dhe është dërguar në stacion policor. Por më në fund faqja u rikthye dhe krejt postimet e PDK-së që më sulmonin u fshinë.”

Lladrovci theksoi arritjet e tij gjatë mandatit “në zgjedhjet e vitit 2021 fitova tre ose katër herë më mirë si komunë me performancë më të mirë në Kosovë. Jam vlerësuar edhe nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian për qeverisje të mirë lokale.”

Ai u shpreh i paqartë për arsyet e kundërshtimeve ndaj tij:

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika