Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në Klinikën e Onkologjisë është vënë në funksion sistemi digjital për menaxhimin e radhëve të pacientëve.
Sipas Vitisë, ky sistem i ri synon të ofrojë një pritje më të organizuar dhe një trajtim më dinjitoz për pacientët onkologjikë.
“Shërbimi digjital i radhëve e bën pritjen më të organizuar dhe trajtimin më të dinjitetshëm për pacientët onkologjikë”, ka deklaruar ai.
Sistemi përfshin regjistrimin elektronik të pacientëve, marrjen automatike të numrit në hyrje dhe thirrjen e tyre sipas rendit përmes sistemit të automatizuar.
Ministri gjithashtu njoftoi se ky projekt do të zgjerohet edhe në klinikat e tjera. “Vazhdojmë në klinikat tjera”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.