Kosova e siguron edhe medaljen e gjashtë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Kosova e siguroi medaljen e gjashtë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, kështu duke u treguar e suksesshme edhe në ditën e tretë radhazi. Loriana Kuka, xhudistja kosovare ka mposhtur në gjysmëfinale kundërshtaren e saj kroate, për të siguruar kështu medaljen

Loriana Kuka, xhudistja nga Kosova në Lojërat Mesdheatre "Oran 2022"

Kosova ka vazhduar edhe të premten me fitore të medaljes së gjashtë, në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Loriana Kuka, xhudistja nga Kosova, ka mposhtur në gjysmëfinalen kundërshtaren e saj kroate, Petrunjela Paviq, për të siguruar kështu medaljen e gjashtë për Kosovën.

Kuka pasi u kualifikua në finale të kësaj gare prestigjioze, ka siguruar medaljen e argjendtë, ndërsa më vonë sot do të luftojë për të artën.

Loriana ka dominuar plotësisht dhe vazhdimisht ka kërkuar hedhje. Fitoi me mbërthim.

Ajo brenda një kohe të shkurtër triumfoi me Ippon për të kaluar në gjysmëfinale. Ndërsa, në çerekfinale kaloi pa luftë.

Ndërkaq, Kuka në kategorinë mbi 78 kilogramë në çerekfinale e mposhti pa telashe garuesen nga Turqia, Nurcan Yilmaz.

Kurse, sportistët tjerë kryesisht patën paraqitje të zbehta në Lojërat Mesdhetare.

Sportistët në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, të cilat kanë kanë fituar të artën, ishte Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, ndërsa të bronztën e kanë fituar Akil Gjakova dhe Floka Loxha në xhudo, si dhe Shpejtim Bajoku në boks.

Shpëtim Bajoku siguron medaljen në Lojërat Mesdhetare në “Oran 2022”

Laura Fazliu kalon në finale të Lojërave Mesdhetare, i siguron medalje Kosovës

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika