Zyrtari amerikan i Mbrojtjes pritet nga Presidentja Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Takimi, siç raporton EO, nisi në orën 15:00 dhe siç u paralajmërua, i njëjti ishte i mbyllur për media.

Pas takimit me Osmanin, zyrtari Baker do të zhvillojë një takim tjetër në orën 16:00 me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Paraprakisht, ai vizitoi bazën e KFOR-it në Kosovë ku Baker riafirmoi angazhimin e palëkundur të SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika