Luftime në qytetin lindor që kontrollohet nga Ukraina

Forcat ushtarake të Ukrainës janë duke u përballur me garnatime në qytetin lindor, Lysychansk, i cili është edhe qyteti i fundit të cilin Ukraina e ka nën kontroll

Ilustrim

Ukraina ka thënë se forcat e saj janë duke u përballur me granatime intensive ruse në qytetin lindor të Lysychansk, por mohon pretendimet se janë të rrethuar.

Është qyteti i fundit i mbajtur nga Ukraina në Luhansk, pjesë e rajonit industrial të Donbasit.

“Ne mezi kemi kohë për të shuar zjarret e mëdha në Lysychansk,” ka thënë guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai, raporton BBC.

Shpërthimet kanë filluar një ditë pasi rusët vranë më shumë se 20 njerëz në një sulm me raketa në një bllok banesash pranë Odesës.

Ndërsa burimet ruse kanë postuar në Twitter një video të flamurit sovjetik që supozohet se është vendosur në një memorial të luftës në Lysychansk, por kjo nuk është verifikuar.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se forcat ruse “vazhdojnë të arrijnë përparime të vogla rreth Lysychansk, me sulme ajrore dhe artilerie”.

Ai gjithashtu akuzon Rusinë për përdorimin e raketave kundër anijeve të epokës sovjetike  Raketat ishin “me gjasa” ato që vranë shumë civilë në Kremenchuk dhe Odesa, ka thënë ministria.

Slovyansk, një qytet i madh i Donbasit i mbajtur nga forcat ukrainase, gjithashtu është granatuar sërish nga rusët. Kryebashkiaku i saj Vadym Lyakh ka thënë se municionet thërrmuese të ndaluara ruse vranë katër njerëz atje – një tjetër pretendim që BBC nuk ishte në gjendje të verifikonte.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika