Kërmilli që e futi Floridën në karantinë

Në qoftë se kërmijtë gjigantë të tokës afrikane hedhen në natyrë nga pronarët ose i humbasin aksidentalisht, ata mund të vendosin shpejt një terren, duke u bërë një kërcënim për shoqërinë

Një kërmillë me përmasat e një miu ka detyruar banorët e Floridës të futen në karantinë.

Kërmilli me origjinë afrikane është bartës i një paraziti që i shkakton meningjit njerëzve.

Karantina do të zgjasë dy vjet, por ndryshe nga karantina e koronavirusit, banorët e Port Richey ndalohen vetëm të lëvizin bimë, pleh dhe materiale ndërtimi jashtë qytetit të tyre, shkruan “CNN“.

“Kërmijtë paraqesin një rrezik për shëndetin për njerëzit, sepse ata mbartin një parazit të quajtur krimb i mushkërive të minjve, i cili mund të shkaktojë meningjit”, ka thënë për CNN, Christina Chitty, drejtoreshë e informacionit publik në FDACS.

Ata mund të prodhojnë deri në 2500 vezë në vit, kështu që popullsia është e vështirë të kontrollohet.

Kërmijtë gjigantë të tokës afrikane janë të paligjshëm për t’u mbajtur si kafshë shtëpiake në Shtetet e Bashkuara. Por, disa pronarë kafshësh ekzotike ende i mbajnë dëmtuesit pushtues. Nëse pronarët i hedhin në natyrë ose i humbasin aksidentalisht, ata mund të vendosin shpejt një terren, duke u ushqyer me mbi 500 lloje të ndryshme bimore dhe madje duke konsumuar bojën dhe llaçin e shtëpive si burim kalciumi.

Chitty ka thënë se departamenti aktualisht po heton popullsinë, dhe po përcakton se sa kërmij janë në Qarkun Pasco. Kërmijtë janë vendas në Afrikën Lindore dhe mund të rriten deri në 8 inç të gjatë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika