TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini.

Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00.

Një nga skuadrat më të trofeshme në Kosovë përballet me kampionen në fuqi të Shqipërisë.

Emocione, dramë, spektakël i basketbollit vetëm në palestrën “Karagaçi”.

Përballja do të shërbejë si test i vërtetë force për të dyja skuadrat para fillimit të sezonit të ri.

Të pranishmit dhe shikuesit do të kenë rastin të shohin lojtarët e rinj në aksion dhe energjinë e tifozëve që gjithmonë e mbushin sallën me atmosferë elektrizuese.

Ndërsa, nga ora 16:30, do të ketë edicion special nga palestra “Karagaçi” me intervista nga akterët kryesorë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika