Shërbimet e Google-it jashtë funksionit në një pjesë të Evropës

Disa prej shërbimeve të Google, përfshirë platformën YouTube, u përballën me ndërprerje paraditen e së enjtes në Kosovë dhe në disa vende të tjera të Evropës.

Kompania IPKO njoftoi klientët e saj se problemi lidhet me vetë kompaninë Google, e cila po përjeton vështirësi teknike në disa prej shërbimeve të saj.

Asociacioni për Liri të Shprehjes në Turqi, që monitoron qasjen në internet dhe rastet e censurës, bëri të ditur se ndërprerjet kanë nisur rreth orës 10:00.

Ndërkohë, autoritetet turke thanë se kanë kërkuar një raport teknik nga Google për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve të kësaj ndërprerjeje.

Deri tani, Google nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar për shkaqet e ndërprerjes. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për probleme teknike të brendshme apo për ndonjë sulm kibernetik.

Kjo ndërprerje ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në aktivitetet e përditshme të qytetarëve dhe bizneseve që mbështeten te shërbimet e Google për komunikim, punë apo orientim në lëvizje.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika