Moti në vikend

Kosova do të përjetojë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës.

Të shtunën, parashikohet mot me diell, me kalime të herëpashershme të vranësirave të larta.

Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior e verilindor me shpejtësi 4 deri në 9 metra për sekondë.

Temperaturat minimale do të jenë nga 12°C deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28°C deri në 31°C.

E diela do të mbetet me diell dhe e nxehtë. Në mëngjes, sidomos në luginat e lumenjve, mund të ketë mjegull ose mjegullinë të lehtë.

Temperaturat maksimale do të ngjiten deri në 32°C, ndërsa minimalet do të luhaten ndërmjet 10°C dhe 14°C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu me shpejtësi 2 deri në 6 metra për sekondë.

Edhe në fillim të javës së ardhshme moti mbetet kryesisht stabil, me më shumë intervale dielli, por nuk përjashtohet ndonjë rrebesh i shkurtër shiu pasditeve në zonat malore.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika