Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Shumica e mirëpresin motin e nxehtë, por kur është shumë vapë për shumë kohë, ka rreziqe për shëndetin. Sigurohuni që mos t'iu dëmtojë

Ilustrim

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin e sëmundjeve me zemrën dhe frymëmarrjen.

Shenjat e lodhjes nga nxehtësia përfshijnë dhimbje koke, marramendje dhe konfuzion, humbje të oreksit, djersitje të tepruar, lëkurë të zbehtë, ngërçe në krahë, këmbë apo stomak.

Mënyra më e mirë është të qëndroni në ambiente të freskëta.

Ilustrim

Këshilla për ta përballuar motin e nxehtë

Është shumë e rëndsishme të qëndroni të hidratuar.

Pini shumë ujë, edhe nëse nuk ndiheni të etur. Shmangeni alkoolin e tepërt.

Qëndroni larg diellit gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. Nëse duhet të dilni jashtë, veshni një kapelë. Aplikoni rregullisht krem kundër diellit.

Asnjëherë mos lini dikë në automjet të mbyllur dhe të parkuar, veçanërisht fëmijët dhe kafshët.

Shmangni ushtrimet në pjesët më të nxehta të ditës, dhe nëse jeni duke udhëtuar sigurohuni që të merrni ujë me vete.

Veshni veshje me ngjyra të hapura dhe të lirshme, të bëra nga fibra natyrale si pambuku dhe liri.

Hani vakte të ftohta më shpesh, si sallatat, dhe sigurohuni që ushqimi që ka nevojë për frigorifer është i ruajtur siç duhet.

 Kush janë personat më të rrezikuar?

Personat më të rrezikuar janë ata të moshës mbi 65-vjeçare. Pos tyre, të rrezikuar janë persont që vuajnë nga diabeti, sëmundje të veshkave ose mendore.

Po ashtu, gratë shtatëzëna dhe nënat gjidhënëse, foshnat dhe fëmijët e vegjël, personat me mbipeshë ose obezë, konsiderohen si persona që duhet t’i shmangen daljes gjatë ditës kur bën vapë e madhe.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika