Komuna e Podujevës dha mbi 20 mijë euro për QMF-në që s’e funksionalizoi kurrë

Një qendër e mjekësisë familjare e ndërtuar në vitin 2023 në Zakutë të Podujevës, ka mbetur me dyer të mbyllura që nga i njëjti vit. Komuna shpenzoi mbi 20 mijë euro për ta ndërtuar dhe që atëherë, nuk e ka funksionalizuar asnjëherë. Megjithatë, të njëjtit thonë se nuk ka plane konkrete aktualisht për rifunksionalizimin e saj, të paktën jo në këtë mandat

Urgjenca e Re në Qendër të Podujevës u përurua në nëntor të vitit të kaluar duke u cilësuar si një “investim i madh e shumë i dobishëm për shëndetësinë llapjane” nga Kryetari, Shpejtim Bulliqi.

Por, gjersa ky objekt u ndërtua e u finalizua, qendra të mjekësisë familjare ose të paktën të destinuara për të qenë të tilla në fshatrat përreth, kanë mbetur pezull.

E tillë është ambulanca në fshatin Zakutë, rreth 10 minuta larg qendrës së Podujevës.

Përfunduar në vitin 2022, e njëjta dyert i ka të mbyllura sot e asaj dite.

Për Komunën, arsyet qëndrojnë tek mungesa e resurseve humane.

Buxheti për ambulancën e fshatit Dobërdol- Zakutë është afër 22.284.74  dhe ajo është ndërtuar në vitin 2022. Për shkak të afërsisë së ambulancave të tjera në rrethinën e fshatit dhe mungesës së stafit, funksionimi i saj është i kufizuar” – Adelina Stublla – Drejtoreshë e Shëndetësisë.

Mes të tjerash, Stublla ka lënë të nënkuptohet se nuk ka një plan konkret për ridestinimin e funksionit të saj, të paktën jo në këtë mandat të LVV-së në Podujevë.

Më tej, varet nga planifikimet që do të ndërmarrim për të ardhmen. Ambulanca mund të ridestinohet sipas nevojave specifike të fshatit”- Adelina Stublla – Drejtoreshë e Shëndetësisë.

Për opozitën në komunë, kjo mbetet një dëshmi tjetër se mandati i Vetëvendosjes në Podujevë kaloi me shpenzime, të menduara gabim.

”Komuna ka dhënë paratë për ndërtimin e QMF në Zakutë por kjo mbetet një tjetër skemë e mashtrimit, një tjetër formë e keqpërdorimit të parave tona, të qytetarëve të Podujevës. Gjoja arsyejet janë se s’ka resurse humane, por kjo nuk qëndron se stafi veçse ka qenë i zgjedhun. Me rëndësi, banorët e Zakutës kanë mbetë pa këtë shërbim”, ka thënë Valon Demolli – Asamblist i LDK-së në Podujevë.

Banorë që nuk deshën të deklarohen para kamerave kanë treguar se nevoja për funksionalizimin e saj mbetet evidente, që në rast nevoje, ndihma të merret aty ku e kanë më së afërti.

Në ndërkohë, ambulanca më e afërt mbetet me këtë të fshatit Zakutë mbetet ajo e fshatit Kërpimeh, afro 10 minuta larg saj.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika