”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK nuk kishte dezertorë, lufta ishte vend për t’i “larë gjynahet”

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – “Remi”, tha se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka pasur asnjëherë vendime për dezertorë. Ai e përshkroi luftën si një “pelegrinazh”, ku kushdo që jepte kontribut ishte i mirëpritur dhe e kishte vendin e vet

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka quajtur “bashkëluftëtar”.

Analisti Lirim Mehmetaj e pyeti komandantin “Remi” nëse e kishte pasur bashkëluftëtar Albin Kurtin. Mustafa u përgjigj se kushdo që ka dhënë kontribut gjatë luftës është pjesë e saj dhe bashkëluftëtar, pavarësisht nëse ka qenë me armë apo pa armë.

Komandant “Remi” u shpreh se Kurti ishte pjesë e zyrës së Adem Demaçit dhe se kishte bashkëpunim me të, por edhe me Kurtin, duke shtuar se nga shtabi i tij në male ai kishte marrë rrugë për në terrene të tjera ku kishte nevojë.

Mehmetaj, duke komentuar dhe lexuar pjesë të një vendimi të zyrës së Demaçit, tha se në bazë të atij vendimi zyra ishte mbyllur si shenjë mospajtimi me procesin e Rambujesë, pasi nuk do ta sillte pavarësinë e vendit. Sipas tij, pas mbylljes së zyrës, Kurti kishte shkuar në shtëpi dhe më pas ishte arrestuar nga forcat serbe si peng lufte.

Tutje Mehmetaj tha se, në bazë të ligjeve të luftës, i bie që Kurti ishte dezertor lufte. Por komandant “Remi” theksoi se UÇK-ja, as me shkrim e as me gojë, nuk ka lëshuar vendime të tilla, as për Kurtin e as për askënd tjetër.

“Unë e di për dezertor që në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka vendime. Nuk ka asnjë vendim që ka pasur dezertor në luftën e UÇK-së, nuk njoh vendime as me shkrim e as pa shkrim dhe nuk dua të flas më shumë”, tha Mustafa.

Ai shtoi se luftën e njeh edhe si pelegrinazh, ku kushdo që ka bërë diçka deri atëherë ka pasur vendin të vijë dhe, siç tha ai, “t’i lajë gjynahet”, duke qenë i mirëpritur kushdo qoftë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika