Erdogan telefonatë me Trumpin: ​​Ndërprerja e sulmeve nga Izraeli, thelbësore për përpjekjet rajonale për paqe

Ndërprerja e sulmeve nga Izraeli është thelbësore për përpjekjet për të vendosur paqen në rajon, i tha presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan homologut të tij amerikan Donald Trump në një telefonatë të premten.

Të dy diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Gaza gjatë telefonatës, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Duke vënë në dukje rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të rritur bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, Erdogan theksoi se vizita e tij në Washington javën e kaluar, gjatë së cilës zhvilloi një takim mbi dyorësh me Trumpin, forcoi lidhjet dypalëshe.

Ankaraja po bën përpjekje intensive për të siguruar paqen dhe qetësinë në gjithë rajonin, veçanërisht në Gaza, shtoi ai, duke thënë se Turqia mirëpret iniciativat që synojnë këtë qëllim.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika