Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Danimarkë.
Rutte bën të ditur se ka kërkuar nga Vuçiqi bashkëpunim dhe llogaridhënie për sulmet ndaj KFOR-it dhe dhunën në Banjska, njofton Dukagjini.
“Ishte kënaqësi të takohesha me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Kopenhagen. Diskutuam bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë, si dhe rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj KFOR-it dhe dhunën në Banjska”, ka shkruar Rutte në X.