Gara e së dielës në Grand Prix-in e Singaporit u fitua nga George Russell i Mercedesit, i cili shënoi fitoren e tij të dytë këtë sezon.
Max Verstappen i Red Bullit përfundoi i dyti, ndërsa podiumin e kompletoi Lando Norris.
Megjithatë, në startin e garës nuk munguan tensionet brenda McLarenit.
Norris e kaloi shokun e skuadrës Oscar Piastri që në xhiron e parë, gjë që australiani e cilësoi si “të padrejtë”, duke theksuar se ekipi nuk kishte dhënë ndonjë urdhër për ndërrim pozicionesh.
Në renditjen e përgjithshme të kampionatit, Piastri vazhdon të udhëheqë me 22 pikë më shumë se Norris, që ndodhet në vendin e dytë.