Skadon mandati i Avokatit të Popullit, s’mund të zgjidhet pa Kuvend të konsoliduar

Më 28 shtator 2025 i ka skaduar mandati Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, por mungesa e një Kuvendi të konsoliduar ka pamundësuar zgjedhjen e pasardhësit. Ligji parasheh që ai ose zëvendësi të vazhdojnë detyrën deri në emërimin e ri, por situata po vlerësohet si shqetësuese për shkak të bllokadave institucionale

Më 28 shtator 2020, Naim Qelaj mori votat e nevojshme nga Kuvendi i Kosovës për të ushtruar detyrën e Avokatit të Popullit për një mandat pesëvjeçar, ashtu siç parashihet me ligj.

Pesë vite më vonë, me përfundimin e mandatit të tij, Kosova përballet me një sfidë institucionale, mungesën e një Kuvendi të konstituuar për të proceduar me zgjedhjen e pasardhësit.

Si pasojë, prej 28 shtatorit 2025, institucioni i Avokatit të Popullit ka mbetur pa drejtues mandat plotë.

Sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, procedura për zgjedhjen e kreut të ri duhet të nisë gjashtë muaj përpara skadimit të mandatit aktual. Megjithatë, Kosova as gjashtë muaj më parë nuk kishte një Kuvend funksional.

Gjithsesi, i njëjti ligj, respektivisht neni 14 i tij,  parasheh një zgjidhje të përkohshme.

“Në rast të përfundimit të mandatit, Avokati i Popullit apo zëvendësi i tij/saj do ta ushtrojë funksionin e tij deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit” – Ligji për Avokatin e Popullit.

Megjithatë, njohësi i çështjeve juridike, Ardian Bajraktari, shprehet se kjo situatë është e brishtë dhe shqetësuese, sidomos duke pasur parasysh se një numër i konsiderueshëm institucionesh udhëhiqen aktualisht nga ushtrues detyre.

“Besoj që kjo duhet të jetë një sinjal për përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvend që të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimet e tyre elementare. Fillimisht, duhet sa më parë të përmbyllin procesin e konstituimit dhe të fillojnë funksionalizimin e institucioneve të kësaj natyre”, ka deklaruar Bajraktari.

Avokati i Popullit mbetet një ndër institucionet më të rëndësishme të pavarura të shtetit, i cili ka për mision mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme të autoriteteve publike.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika