Kurti: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë, më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili premtoi 400 vende pune për serbët në Kosovë duke thënë se kjo është ndërhyrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

Kurti tha se kjo ndërhyrje e Serbisë është edhe më e rëndë se sa ajo e Rusisë në Evropë.

Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta dënojë këtë veprim të Beogradit zyrtar  i cili po ndërhynë në zgjedhjet demokratike.

“Nuk kanë si të cilësohen ndryshe përveç ndërhyje në procesin zgjedhor komunal të tetorit në Republikën e Kosovës. Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetëror të Serbisë së vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundmi ish kryeministri së Serbisë tash këshilltar i presidentit atje, siç ka bërë edhe vet presidentit Vuçiq janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në  Kosovë. Misioni për vëzhgimin e për zgjedhje e BE-së të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishte evidentuar ndërhyrjen e  Serbisë në zgjedhjet tona, ndërhyrjet në zgjedhjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të një shteti. Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga BE-ja andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrjeje që bënë Serbia tani në zgjedhjet në Kosovë është më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë, i bëjmë thirrje BE-së ta dënojë ndërhyrjen e Beogradit zyrat në zgjedhjet në Kosovë dhe ta sanksionojë Serbinë për  veprimet që bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen Qeverisë. /EO

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika