Artisti i njohur Sokol Beqiri mbështet Uran Ismailin: “Duhet t’i tejkalojmë inatet politike”

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me njërin prej artistëve më të njohur bashkëkohor të vendit, Sokol Beqirin, i cili ka shprehur mbështetjen e tij për vizionin dhe qasjen e Ismailit përtej ndarjeve politike.

Në takim, Beqiri kritikoi qasjen e kundërkandidatëve të Ismailit, duke thënë se. “Njëri prej kandidatëve premton urbanizim si të Kopenhagës, ndërkohë që deri vjet kemi pasë problem me mbeturina – gjërat më elementare. Kandidati tjetër për pesë vjet nuk ka mbërri me zgjedhë një drejtor të Galerisë Kombëtare.

Beqiri po ashtu shtoi se qytetarët e Prishtinës  “Po i vuajnë pasojat e inateve politike. Ideja që po më pëlqen më së shumti është që ke shprehë gatishmërinë që drejtorët e ardhshëm t’i zgjedhësh në bazë të profesionalizmit, jo të politikës – që është një guxim i madh,” Duke theksuar se Prishtina ka nevojë për një qeverisje që vendos punën mbi interesat partiake.

Nga ana e tij, Ismaili tha se synimi i tij është të rikthejë besimin e qytetarëve përmes punës dhe përgjegjësisë, duke theksuar se ndan të njëjtat sfida me ta.

“ Njerëzit po përjetojnë një zhgënjim të madh. Por unë besoj që me votë mund të ndërrojmë këtë gjendje. Nuk kam ku iki, këtu jam me juve. Problemet që i kam unë, i kanë edhe qytetarët e Prishtinës” tha ai.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1GFfFdzeCw/?mibextid=wwXIfr

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika