Komuna e Malishevës apel për ndihmë në gjetjen e 60-vjeçarit Halim Sopaj

Komuna e Malishevës ka bërë apel për gjetjen e 60-vjeçarit Halim Sopaj nga fshati Janqishtë.

Sopaj është larguar nga shtëpia mëngjesin e datës 5 tetor dhe nuk është kthyer që atëherë.

Të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion për të, lutën të kontaktojnë numrat emergjent 112 ose 192.

Autoritetet policore dhe ekipet komunale kanë ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për kërkimin e tij. Në aksion janë përfshirë ekipet e kërkim-shpëtimit, Policia e Kosovës, banorë të Janqishtë dhe vullnetarë të tjerë.

“Luten të gjithë qytetarët, të cilët e kanë parë apo kanë ndonjë informacion, të lajmërojnë në numrat emergjent 112 ose 192. Lidhur me rastin janë të njoftuara organet përgjegjëse policore, ndërsa edhe komuna e Malishevë ka ndërmarrë të gjitha masat në kërkim të personit të zhdukur. Janë aktivizuar ekipet përgjegjëse komunale, ekipet e kërkim shpëtimit dhe Policia e Kosovës, me njësitë përgjegjëse. Aksionit të kërkimit i janë bashkuar edhe banorë të fshatit Janqishtë dhe ekipet tjera vullnetare”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika