Krasniqi shpall fitoren e PDK-së: Tahiri do të jetë kryetar i ri i Mitrovicës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve lokale, duke theksuar se partia e tij prin në shumicën e komunave dhe me numrin më të madh të votave në nivel vendi.

“PDK-ja kryeson me numrin e komunave të fituara pa balotazh dhe me numrin e votave për parti”, ka thënë Krasniqi në fjalimin e tij para mbështetësve në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ai u shpreh i bindur se kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, do të dalë fitues pasi të numërohen votat e fundit.

“I madh e i vogël, prej kryeministrit në detyrë e deri te i fundit në qeveri kanë ardhur duke dashur me i marrë votat e mitrovicalive, por ju keni treguar që vota nuk merret me mashtrim e arrogancë.Ju ftoj që me besim të plotë të jemi bashkë deri në numërimin e votës së fundit, e cila jam i bindur që e zgjedh kryetar të ri të Mitrovicës, Arian Tahirin”, tha Krasniqi.

Ndërsa vetë Arian Tahiri e cilësoi rezultatin si fitore të qytetarëve të Mitrovicës.

“Fitorja jonë është fitore e Mitrovicës. Qytetarët e Mitrovicës janë bashkë dhe vetëm ata vendosin për fatin e tyre. Nuk ka forcë apo individ që mund të vendosë për ne – për fatin tonë vendosim vetëm ne, mitrovicalitë”, tha ai.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me rreth 90 për qind të votave të numëruara, në Mitrovicë Arian Tahiri (PDK) prin me 47.92 për qind, ndërsa pas tij renditet Faton Peci (LVV) me 47.81 për qind.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika