Gashi: Xhafer Tahiri i bëri puç LDK-së, duhet të shkarkohet

Analisti politik, Astrit Gashi, vlerëson se Xhafer Tahiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës i bëri puç partisë kur bëri koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri.

Gashi, në Debat Plus në Dukagjin, u shpreh se sipas tij Tahiri në këtë rast veproi në shenjë hakmarrjeje ndaj kandidatit të PDK-së.

“Xhafer Tahiri i ka futur thikë pas shpine Lumir Abdixhikut, ai ka qenë personi më i llastuar në LDK nga Lumir Abdixhiku. Xhafer Tahiri nëse ju kujtohet ka qenë gjithcka në LDK para zgjedhjeve të kualuar lokale kur humbi. LDK-ja i ka besuar edhe pas humbjes dhe e ka lënë sërish në garë edhe pse e ka ditur se sërish do të humb”, tha Gashi.

“Xhafer Tahiri i është hakmarrë PDK-së dhe kandidatit të saj në marrëveshjen që ka nënshkruar me VV-në. Ai personalisht ka vendos të ndëshkojë kinse personin që ia humbi zgjedhjet herën e kaluar (kandidati i PDK-së) i ndëshkoi në këto zgjedhje pa e konsultuar fare partinë. Xhafer Tahiri me këtë marrëveshje me VV-në bëri puç pasi nënshkroi marrëveshjen në prani në kryetarit të partisë, Albin Kurti, pa u konsultuar fare me kryetarin e partisë së tij”, u shpreh Gashi.

Për Gashin është edhe e çuditshme se si kryesia e LDK-së nuk po e shkarkon Xhafer Tahirin.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika