Helmut Marko zbulon sekretin e rikthimit të Verstappen

Këshilltari i Red Bull, Helmut Marko, ka zbuluar se një “qasje ndryshe” në mënyrën e inxhinierimit të makinës ka qenë çelësi i rikthimit të Max Verstappen në formë të lartë dhe në garë për titullin e Botërorit në Formula 1.

Pas një sezoni të trazuar për skuadrën nga Milton Keynes – që përfshiu shkarkimin në korrik të ish-shefit të suksesshëm të ekipit, Christian Horner, dhe zëvendësimin e tij me Laurent Mekies – Red Bull dukej se po përjetonte një rënie të dukshme nën dominimin e McLaren.

Në mesin e sezonit, Verstappen ishte larguar dukshëm nga gara për titull, me një diferencë prej 104 pikësh ndaj liderit Oscar Piastri.

Por pas pushimit veror, kampioni holandez është rikthyer fuqishëm. Ai ka fituar tre nga katër garat e fundit, ndërsa në pesë garat e fundit është renditur gjithmonë në dyshen e parë.

Diferenca me Piastrin tani është ngushtuar në vetëm 40 pikë, me pesë fundjava garash të mbetura, duke nisur nga Çmimi i Madh i Meksikos, që transmetohet drejtpërdrejt këtë fundjavë në Sky Sports F1.

Helmut Marko e ka lidhur këtë përmirësim me një mënyrë të re pune brenda ekipit:

“Është një qasje ndryshe nga ana e inxhinierëve, ata po punojnë shumë mirë së bashku,” – tha Marko për Sky Sports F1 në Austin.

“Tani ata e pyesin shoferin çfarë dëshiron”.

Sa i përket rolit të Verstappen në zhvillimin dhe rregullimin e makinës, Marko shtoi se ai ka një kuptim shumë të mirë teknik, por më shumë është çështje që ai tregon si e dëshiron makinën.

“Ai ka besim. Më parë, makina funksiononte vetëm në një hapësirë shumë të vogël, dhe ai nuk kishte siguri. Tani, makina është sipas shijes së tij, dhe kjo e rrit vetëbesimin – e pastaj ai jep kohë xhiro fantastike”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika