Përmbyset autobusi me pasagjerë në Turqi, vdesin gjashtë persona

Gjashtë persona humbën jetën në Turqi si dhe 25 të tjerë pësuan lëndime si pasojë e përmbysjes së autobusit në lagjen Luleburgaz të Kirklarelit në Turqi. Ndërsa, ky është aksidenti i tretë vdekjeprurës në tri ditë në të gjithë Turqinë

Pamje e autobusit të përmbysur, në Kırklareli, në veriperëndim të Turqisë, 5 korrik 2022. (AA FOTO)

Një autobus me pasagjerë u përmbys në veriperëndim të Turqisë të martën në mëngjes, të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë janë lënduar.

Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë viktimat nga autobusi.

Po ashtu, është raportuar se në mesin e gjashtë viktimave është edhe një fëmijë gjashtëvjeçar.

Megjithatë, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por rasti është nën hetime.

Autobusi po udhëtonte nga qyteti veriperëndimor i Edirne për në Bodrum, një qytet turistik popullor në jugperëndim në Luleburgaz.

Autobusi i përmbysur [Kredia e Fotos: AP News]
Numri i aksidenteve të trafikut në Turqi rritet sezonalisht, veçanërisht në muajt e verës dhe para festave kombëtare dhe fetare.

Korriku është një muaj i ngarkuar me më shumë automjete në rrugë, me njerëz që udhëtojnë për pushimet e tyre verore.

Shumë prej tyre janë në rrugë përpara festës së Kurban Bajramit, e cila fillon të shtunën.

Ky është aksidenti i tretë vdekjeprurës në tri ditë në të gjithë Turqinë. Të dielën dhe të hënën, dy aksidente në Turqinë perëndimore dhe qendrore morën 10 jetë, raporton Daily Sabah, trasnmeton Portali Dukagjini.

Të dielën, pesë persona u vranë dhe katër u plagosën në një aksident të veçantë në qytetin qendror të Anadollit, Konya.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika