Hajdari: Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, Vetëvendosje hyn më e konsoliduar se sa të tjerat parti

Analistja Fatime Hajdari ka komentuar në emisionin Debat Plus situatën politike në vend dhe vendimin që pritet të marrë presidentja Osmani për mandatarin e radhës ose dërgimin e vendit në zgjedhje.

Sipas saj, pas zhvillimeve të fundit nuk ka mbetur asnjë alternativë tjetër përveç mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

“Kjo, pak a shumë, ka qenë vullneti i të gjitha partive me këto këmbëngulje në taborët e tyre. Konsideroj që të mërkurën, më 5 nëntor, do të përcaktohet përfundimisht edhe data për zgjedhjet e reja, për zgjedhjet e parakohshme, dhe pastaj mbetet të shihet epilogu se si do të dalin secila prej partive politike. Konsideroj se një situatë e tillë do t’i konvenonte më së shumti subjektit që tani është subjekti më i madh politik”, ka deklaruar Hajdari.

Ajo ka shtuar se në rast të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë më e përgatitur se rivalët e saj politikë.

“Lëvizja Vetëvendosje shkon më e konsoliduar se sa subjektet e tjera politike”, ka përfunduar Hajdari.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika