Sondazhi i institutit amerikan: Papunësia, çmimet e larta dhe korrupsioni, problemet kryesore në Kosovë

Rezultat e publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), çështjet ekonomike, dhe korrupsioni vazhdojnë të jenë problemet kryesore në Kosovës, dhe në Serbi, Bonjë dhe Herzegovinë, Mal të Zi, dhe Maqedoni të Veriut

Ilustrim

Sondazhi i institutit amerikan (IRI), ka bërë një sondazh, ku ka vendosur në pah problemet kryesore të vendeve të Ballkanit Përëndimor.

Në tri problemet kryesore të listuara nga sondazhi i institutit amerikan IRI, papunësia (46%) është problemi kryesor, e pasuar nga kostoja i jetesës, çmimet e larta (24%) dhe korrupsioni (8%).

Në këtë sondazh sipas përgjigjeve të qytetarëve të Kosovës, problem është edhe pandemia e coronavirusit (2%), energjia elektrike (2%), varfëria apo qasja në kredi (2%).

Sondazhi i institutit amerikan.

Ndërsa, pasiguria, kriminaliteti, dhe mungesa e sigurimeve shëndetëosore është par problem nga (1%) e respodentëve që i janë përgjigjur anketës.

Sondazhi i institutit amerikan.

Të dhënat e këtij sondazhi janë mbledhur me metodën e intervistimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt.

Poashtu në sondazh janë përfshirë të gjitha zonat, urbane dhe rurale, dhe të gjitha ka përfshirë të gjitha grupet etnike.

Për këtë sondazh, në Kosovë janë intervistuar 1520 respodentë dhe margjina e gabimit mund të jetë deri në 2.9 për qind.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika